Milan merr vendimin e rëndësishëm pas 6 humbjesh në kampionat, shkarkon…

Nov 27, 2017 | 11:10
SHPËRNDAJE

Tashmë është zyrtare. Vinçenco Montela nuk është më trajneri i i Milanit. Klubi kuqezi ka shkarkuar teknikun italian pas barazimit të djeshëm 0-0 me Torinon në shtëpi.

Montela2

Drejtuesit kinezë të Milanit investuan rreth 200 milionë euro në merkaton e verës që lamë pas, por rezultatet e skuadrës kanë qenë totalisht zhgënjyese.

Drejtimin e kuqezinjve në vazhdim do ta marrë ish-mesfushori Xhenaro Gatuzo, i cili deri më tani ishte në krye të skuadrës së të rinjve dhe ka bërë një punë mjaft të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura