Mikesha e Adelës: E mbajte gjithë sekretin tënd…Kaq paska qenë e shkruar

Oct 29, 2017 | 19:52
SHPËRNDAJE

Mikesha e gazetares Adela Xhamani e cila iku nga kjo botë kete te diele, papritur, dyshohet nga nje atak kardiak, Dorina Mema, duke postuar foton e Adelës kujton fjalët e fundit që ajo i ka thënë në një takim pak kohë përpara se të ndahej nga jeta.

“Nuk desha kurrë të lexoja këtë lajm o Adela bukur.. mu rrotullua qielli.

Nuk ka shumë kohë që më the: më jep pak forcë borxh se dhe forca për të zgjuar dëshira për jetë më është shuar!

E mbajte gjithë sikletin, sekretin tënd e nuk mërzite kurrë asnjeri. Kaq paska qenë e shkruar por shpresoj që të kesh qenë e lumtur për aq sa jetove o e bukra ime. See you in paradise my friend” shkruan Dorina Mema.

dorina mema per adelen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura