“Mijëra njerëz do argëtoheshin sot”, kryebashkiaku i Elbasanit uron Ditën e Verës dhe bën thirrje: Festojmë në shtëpi!

Mar 14, 2020 | 8:23
SHPËRNDAJE

elb

Sot është Dita e Verës, një festë tradicionale në Elbasan, ku njerëzit normalisht do duhet të mblidhen nga të gjitha qytetet për të festuar, por kjo nuk do të ndodhë këtë vit. 

gledian-llatja

Nuk do ndodhë as në Tiranë, edhe pse zbukurimet ishin vendosur në kryeqytet, për shkak të shtetrrethimit nga koronavirusi.

tr6

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gletjan Llatja ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke sqaruar të gjithë banorët dhe ata që do mendonin se mund të dilnin të festonin, se këtë mund ta bëjnë nga shtëpia.

REAGIMI I PLOTE

gledjan

Këtë Ditë Vere, mijëra njerëz kishin menduar ta festonin në Elbasan për t’u argëtuar me aktivitet e parashikuara?, për të shijuar gatimet tradicionale?, për të vizituar pikat turistike të Elbasanit?.

?Pa dyshim, do merrnit me vete edhe ballokumet e shijshme të amvisave tona?

?Sa bosh duket shtëpia jonë pa të gjithë ju, miqtë tanë që nuk na mungoni asnjë vit?

?Por shëndeti i të gjithëve ne është shumë i rëndësishëm?

?Ju kemi premtuar një festë shumë më të madhe vitin e ardhshëm?, por ndërkaq po ju sjellim disa copëza nga Elbasani ynë.

?Janë fotografi 3D të qytetit, të pikave turistike, atraksioneve më të rëndësishme.

Gëzuar Ditën e Verës me plot shëndet në familjet tuaja?
Festojmë në shtëpi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura