“M’i gjeni e-mailet”/ Dalin dokumentet e reja, ‘DW’: Si u përpoq Trump në vitin 2016 të kapte…

SHPËRNDAJE

51095328_303

Dokumentet e reja dëshmojnë, se Donald Trump dhe ekipi i tij janë përpjekur në vitin 2016 të vijnë deri tek e-mailet e demokratëve. Synimi ishte dëmtimi i kundërkandidates Hillary Clinton.

CNN dhe faqja “Buzzfeed” kanë botuar këto të dhëna. Të dy këto shtëpi informative kanë ngritur padi në gjykata dhe kanë kërkuar publikimin e raportit të hetuesit special për aferën me Rusinë, Robert Mueller. Pas shikimit të parë të të dhënave, citohet në radhë të parë zëvendësdrejtuesi i fushatës së Trumpit, Rick Gates. Ai i ka thënë hetuesit se Trumpi, djali i tij dhe krerët e fushatës elektorale në vitin 2016, kanë shpresuar se do të publikoheshin e-mailet e demokratëve. Asokohe e-mailet kanë qenë pronë e Wikileaksit.

Strafmaß gegen Ex-Sicherheitsberater Flynn wird verkündet (picture-alliance/dpa/M. Balce Ceneta)

Trumpi ka kërkuar me ngulm gjatë një fluturimi me avionë në kohën e fushatës së vitit 2016: “M’i gjeni e-mailet”, citohet Gates në raportin e Mueller. Këshilltari për çështje të jashtme, Michael Flynn – i cili më vonë ishte edhe këshilltari i parë i presidentit Trump për çështje sigurie – i ka shfrytëzuar kontaktet e veta në strukturat e shërbimeve sekrete për të ardhur deri tek e-mailet, citohet të ketë deklaruar Gates. Flynn ka pasur kontaktet më të mira ruse, thuhet në raportin e hetuesve.

Rusia i ka vjedhur me mijëra e-maile nga një server i demokratëve, konfirmuan më vonë autoritetet e shërbimeve sekrete amerikane. Publikimi në Wikileaks i e-maileve më vonë, ndër ta edhe e-mailet për garën mes demokratëve, ka dëmtuar kandidaten e tyre, Hillary Clinton, në garën për presidente në nëntor të vitit 2016.

USA Aussage des Ex-Sonderermittler Mueller vor dem US-Kongress (Reuters/J. Ernst)

Mueller nuk ka gjetur dëshmi

Mueller ka hetuar rreth dy vite çështjen, nëse Trumpi është takuar me përfaqësues të Rusisë. Ai ka hetuar edhe mundësinë që Trump të ketë penguar pas marrjes së pushtetit autoritetet e drejtësisë në procesin e hetimeve. Në fund të marsit Mueller ka përmbyllur punën e tij. Raporti i tij është botuar deri tani vetëm në formën e korrigjuar, duke fshirë disa pjesë. Mueller nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për marrëveshje mes ekipit të Trumpit dhe përfaqësuesve të Rusisë. Shkaku i hetimeve ishte përzierja e mundshme e Kremlinit në fushatën zgjedhore amerikane të vitit 2016.

Burimi: DW

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.