Meta përkujton Musine Kokalarin: Në periudhën më të errët, ndriçoi për të mos u shuar kurrë

Aug 13, 2021 | 12:00
SHPËRNDAJE

musine kokalari

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot në ditën e saj të vdekjes, një ndër shkrimtaret e para shqiptare, veprimtare politike e kulturore, Musine Kokalarin.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe një foto bashkangjitur edhe një thënieje të saj, kreu i shtetit shkruan:

“Me nderimin më të thellë, përkujtojmë sot simbolin e rezistencës, të intelektuales së mirëfilltë dhe të fuqisë së gruas shqiptare, disidenten e paharruar, patrioten, aktivisten përparimtare sociale dhe politike, Musine Kokalari, që në periudhën më të errët, ndriçoi për të mos u shuar kurrë, me idetë e saj frymëzuese në çdo kohë për mbrojtjen e demokracisë, të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura