Meta me ministrin francez: Bashkëpunimi për luftën kundër krimit do të na afronte me Evropën

Dec 15, 2017 | 17:51
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Francez Gerad Collomb, në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Tiranë zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Ministrit Collomb në Tiranë dhe e konsideroi atë shprehje të qartë, të vullnetit të përbashkët, për të forcuar dhe intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe çështjet e brendshme.

bd3451e3-5c40-41d6-abb8-893ae4d7f030

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira, tradicionale e të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve dhe shprehu besimin e ky partneritet do të thellohet edhe më shumë, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke theksuar se agjencitë ligjzbatuese shqiptare e franceze, duhet të bashkëpunojnë e koordinojnë më mirë për të goditur me efikasitet grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet.

ca0623b5-9bf0-4873-9aa1-7b86a289c077

Bashkëpunimi i suksesshëm në këtë drejtim do të forconte sundimin e ligjit në Shqipëri dhe do ta afronte më shumë vendin me Bashkimin Evropian – nënvizoi Presidenti Meta.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e bërë në parandalimin e fenomenit të emigrimit të paligjshëm dhe të azilkërkuesve nga Shqipëria, si dhe ndanë të njëjtin mendim se kjo frymë bashkëpunimi duhet të vijojë edhe në të ardhmen.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu vëmendjen e veçantë që Franca po i kushton, gjithnjë e më shumë, rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit mesdhetar, si dhe përshëndeti iniciativat franceze për një prezencë më të madhe në Shqipëri e rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura