Meta flet për herë të parë për përplasjet PS-LSI, ja çfarë thotë

Jan 30, 2017 | 7:21
SHPËRNDAJE

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka folur për herë të parë për përplasjet e ditëve të fundit brenda koalicionit, ku LSI ka patur akuza të forta ndaj PS-së dhe Policisë së Shtetit.

Meta1I pari ka qenë Lefter Koka që u pasua nga Vangjel Tavo, duke thënë se Policia e Shtetit mbjell kanabis dhe do të destabilizojë zgjedhjet.

Por kreu i LSI-së, në një takim me strukturat e partisë në Njësinë 5 në Tiranë, tha se LSI është për zgjidhje institucionale dhe jo për retorika konfliktuale politike.

“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme.

Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, – deklaroi kryetari i LSI-së.

Duke u ndalur te zhvillimet në rajon, Kryetari i LSI-së përshëndeti qëndrimin pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve për Kosovën, i cili konfirmoi se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet i rëndësishëm për administratën e re të SHBA-ve.

“Përshëndes një qëndrim mjaft pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën, që konfirmoi përkundër çdo lloj shqetësimi dhe paragjykimi më parë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet shumë i rëndësishëm edhe për administratën e re të SHBA-ve dhe kjo është tepër pozitive duke patur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kohët e fundit.

Dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh, por edhe pasigurish”, – deklaroi Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura