Meta e Tahiri me kostum e kollare para prokurorëve, Rama me fjalim të parapërgatitur (FOTO)

Mar 6, 2015 | 16:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kishin vendosur paraprakisht se do të komunikonin me mediat, pasi të kishin dhënë versionet e tyre mbi çështjen “Doshi” në prokurori.

Meta duke dale nga Prokuroria me keshilltarin, pasi ka dhene deshmine

Pasi, teksa u shfaqen jashtë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u vu re se të tre zyrtarët e lartë shoqëroheshin edhe nga këshilltarët e tyre të shtypit.

Ministri Tahiri pas daljes nga Prokuroria

Shefi i qeverisë, Edi Rama në ndryshim nga Meta e Tahiri, kishte zgjedhur që në paraqitjen e tij para prokurorëve të mos mbante kostum e kollare, por vetëm me xhaketë.

Rama dhe Fuga pas daljes nga Prokuroria e Krimeve te Renda

Edhe këshilltari i tij, Endri Fuga, pati të njëjtin stil veshjeje.

Ajo që tërhoqi jo pak vëmendjen, ishte se kryeministri Rama si rrallëherë u shfaq me letër në dorë, teksa po lexonte një tekst të paraprintuar, pas daljes nga prokuroria. 

Rama duke lexuar tekstin

Tre zyrtarët e lartë u pyetën sot nga organi i akuzës lidhur me dijeninë e tyre për akuzat e deputetit Tom Doshi.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura