Një reagim epik i ish-mesfushorit të Liverpulit, Nabi Keita, ka bërë xhiron e mediave botërore. 29-vjeçari iu bashkua Verde Bremenit si futbollist i lirë në merkaton e verës pas 5 sezoneve me skuadrën angleze.
Këtë fundjavë ai refuzoi të udhëtonte me skuadrën në Leverkusen, kur mësoi se nuk do të ishte titullar. Informacioni u zbulua nga Klemens Fritz, drejtori sportiv i klubit të Verder Bremen.
“Pasi Nabi u informua se ai nuk do të fillonte lojën si titullar, ai vendosi të mos hipte në autobus dhe shkoi në shtëpi. Le të flasim me të dhe agjentin për pasojat dhe si duhet të veprojmë”,- tha ai duke folur për gazetarët.
Takimi mes Bajer Leverkusenit dhe Verder Bremenit, u mbyll me shifrat 5-0 për vendasit, teksa u shënua nga festa e ‘Aspirinave’, të cilët festuan fitimin e kampionatit gjerman për herë të parë në historinë e tyre.
I çuditshëm gjithsesi mbetet gjesti i mesfushorit Keita, që nuk duket aspak profesionist, ku bëhet fjalë për nivele elitare të futbollit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al