FOTO/ Aksident me vdekje në rrugën Milot-Fushë Krujë, trajleri përplas këmbësorin, 65-vjeçari ndërron jetë

Apr 29, 2024 | 18:38
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne. Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Milot Fushë Krujë, ku një trajler ka përplasur këmbësorin.

trjaleri-aksident

Për pasojë 65-vjeçari, i identifikuar si Hamit Gabili ka ndërruar jetë në vend. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thote policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura