“Duhet të kalojmë në veprime”- Ilir Meta mbledh kryesinë e PL: Forca jonë politike të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizmin

Apr 29, 2024 | 18:23
SHPËRNDAJE

Dy ditë pas Konventës Kombëtare, Ilir Meta ka mbledhur sot kryesinë e Partisë të Lirisë. Pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në konventë, tha se programi i PL është një program që ndihmon shqiptarët.

ilir meta

Në fjalën e tij, Ilir Meta tha se  forca politike që ai drejton duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi.

“Duhet të kalojmë në veprime”- tha Meta, duke njoftuar se nesër do  mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

“Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura