Mes pluhurit e mykut, AKU mbyll dy restorante të tjera. Shikoni pamjet skandaloze

Aug 31, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

Trupa inspektuese e AKU-së ka mbyllur dy restorante të tjera që kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet “restorant” “Skënder Tusha”, Burrel dhe “Shkëlqim Rica”, Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

40518406_1786893014726339_6672132356037410816_n 40393880_1786893034726337_2997731888065413120_n 40400086_1786893041393003_6218559912381775872_n 40418507_1786893158059658_2408740053279834112_n 40397777_1786893138059660_4449726005740830720_n 40432287_1786893144726326_1875434427991982080_n 40400299_1786893238059650_4037114660892180480_n 40460746_1786893221392985_6980209578495442944_n 40429708_1786893224726318_7825742223642722304_n 40406633_1786893311392976_3344657124075503616_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura