Menaxheri i Bufonit i thur elozhe Strakoshës: Është djalosh me të ardhme, i jep qetësi skuadrës

Mar 22, 2018 | 9:46
SHPËRNDAJE

Thomas Strakosha është një nga portierët më të mirë të momentit në Serinë A. Falë formës të shkëlqyer që po kalon, gardiani shqiptar ka marrë vlerësime nga shumë personazhe të botës së sportit. Një ndër ta është edhe Silvano Martina, ish-portier, i cili prej shumë vitesh ka në menaxhim, legjendën Xhixhi Bufon.

Strakosha-Bufon

Martina ka deklaruar se Thomasi është një djalosh i cili mund të ndërtojë një të ardhme të ndritur dhe është i aftë t’i shpërndajë qetësi skuadrës.

martina.750x450

“Ai është një djalosh i cili mund të ndërtojë një të ardhme të rëndësishme, është një nga ato portierët e aftë t’i shpërndajnë qetësi skuadrës. Nëse Lacio nuk do ta shesë, me të vërtetë mund t’i besojë atij për shumë vite, duke parë edhe besueshmërinë që tregon si portier” u shpreh menaxheri Silvano Martina për mediat italiane.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura