Mediat: Hoyt Brian Yee do emërohet ambasador në Maqedoni

Nov 29, 2017 | 14:46
SHPËRNDAJE

Ai tani mban postin e zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, por gjasat jane qe vitin e ardhshëm, Hoyt Brian Yee të emërohet ambasadori i ri i SHBA-së në Maqedoni.

Hoyt-Brian-Yee-1

Lajmi bëhet i ditur nga korrespondenti i Al Xhazira Ballkans” duke iu referuar burimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Hoyt Brian Yee do të zëvendësojë Xhes Bejlin, i cili u emërua në dhjetor të viti 2014.

Dërgimi i Hoyt Brian Yee në Maqedoni vlerësohet si konfirmim i angazhimit të shtuar të Washingtonit në Ballkan për shkak të tentimeve të Moskës për imponim të ndikimit të saj në rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura