“Me kualitetin që kemi duhet të ishim në Botëror, me Argjentinën e fundit për Kielinin”, Mançini: Largimi nga Italia? Kurrë mos thuaj kurrë…

May 27, 2022 | 17:13
SHPËRNDAJE

Trajneri i Italisë Roberto Mançini ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjeve që skuadra e tij do të zhvillojë fillimisht me Argjentinën dhe më pas ato për Ligën e Kombeve.

mancini

Italiani ka theksuar se skuadra e ka lënë pas zhgënjimin për mungesën e kualifikimit në Botërorë dhe se do të japin maksimumin në sfidat e ardhshme. Tekniku ka theksuar gjithashtu se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Xhorxhio Kielinit me Italinë, me mbrojtësin që do ta  mbyllim karrierën me kombëtaren në ndeshjen kundër Argjentinës.

“Duhet të ishim në Botërorë nëse do ta vlerësonim skuadrën në bazë të kualitetit që ka, por futbolli është ky në ndeshjen me Maqedoninë u dënuam nga një episod në minutën e 92-të.

Skuadra është e re , djemtë kanë reaguar mirë dhe janë të gatshëm të japin maksimumin në këto ndeshje fillimisht ndaj Argjentinës dhe më pas për ato të Ligës së Kombeve.

Largimi? Mund ta mendosh ndonjëherë në varësi të situatës. Për mua Italia është shumë e rëndësishme, gëzimi që i falëm njerëzve në Europian është i pakalueshëm, por si them gjithmonë në jetë kurrë mos thuaj kurrë.

Me Argjentinën do të jetë ndeshja e fundit e Kielinit me fanellën e kombëtares, e falënderoj për kontributin në këto vite, është momenti që ai të vazhdojë në një rrugë tjetër.”, u shpreh Mançini.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura