Me karrocë invalidi në varrimin e nënës, flet biznesmeni libanez (video)

Oct 18, 2016 | 18:30
SHPËRNDAJE

Faad Mitri, biznesmeni i dhunuar barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës është detyruar të kthehet për një arsye të trishtë në Tiranë, humbjen e nënës, pak javë pasi u largua me barrelë.

14686202_10154651059776692_

BalkanWeb ka siguruar sot videon e mbërritjes së biznesmenit libanezo-amerokan në Tiranë, ku Mitri shfaqet mbi një karrocë me rrota dhe i shoqëruar nga disa roje sigurie.

Videoja është regjistruar afër Kishës Orthodokse në Tiranë, ku Mitri i dha edhe lamtumirën e fundit nënës së tij, për të vijuar me pas me ceremoninë mortore pranë varrezave të Tufinës.

Ai ka deklaruar për mediat se investimi është mbyllur dhe nuk do qëndrojë më në Shqipëri.

14699758_10154651059391692_

Nuk e di cfarë ka bërë policia me dhunuesit e mi”, tha ai për mediat.

faaaad

Biznesmeni 55-vjeçar do të ndërtonte një kompleks gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit, por u tërhoq nga ky projekt pasi u dhunua barbarisht nga tre persona në rrugën e Rinasit, të cilët edhe i kanë kërkuar të tërhiqet nga investimi.

Edhe kompania e tij, Omnix Albania deklaroi se tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri, pas aktit të rëndë kriminal ndaj Mitri. Sipas kompanisë, ky projekt gjigand synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura