“Më kanë kërcënuar”/ Eni Çobani rrëfen vështirësitë e profesionit të saj dhe pengun e jetës: E kam një pishman shumë…

Jan 19, 2022 | 23:03
SHPËRNDAJE

Eni Çobani ka folur si rrallë herë rreth jetës së saj personale, ku ka treguar dhe vështirësitë që ka kaluar gjatë 26 viteve karrierë si juriste.E ftuar në “Klan  News”, ajo ka rrëfyer për karierën e saj televizive, pasi prej vitesh tashmë është pjesë e “Shihemi në gjyq” dhe ka komentuar rastet te cilat janë përfolur më shumë në këtë emision.

Ajo ka treguar se gjatë këtyre viteve ka marrë kërcënime nga persona të ndryshëm, por nuk ka dashur t’i bëjë publike. Por, sipas saj për fatin e mirë ka arritur t’i zgjidhë si çështje duke treguar se e vërteta e ka mbajtur në këmbë.“Po kam qenë e kërcënuar shumë jo pak por sigurisht këto gjëra nuk i kam ndarë me publikun, nuk kam treguar rastin apo personat, secili ka marrë përgjigjen ligjore personale. Siç e dini, jam një person që jetoj në mes të Tiranës, as nuk ruhem, jam një njeri lehtësisht i takueshëm, si në zyrën time apo në ambientet ku unë jetoj, pra të gjithë kemi ato problematikat tona në kontakte me njerëzit dhe që sigurisht në momente të caktuara një njeri jo normal mund të bëjë veprime të cilat mund të sjellë dëme. E kam mbajtur të fshehtë dëri në këtë kohë. Këta njerëz më kanë ardhur më kanë kercënuar dhe unë iu kan thënë se nëse unë i kam prekur apo cënuar në disa element personalë, unë dal pubikisht dhe kërkoj ndjesë. Para se unë të nxerr çdo fjalë për një person apo rast e peshoj shumë gjatë duke marrë përsipër dhe kërcënimin. Dhe deri sot kjo e vërtëta mua më ka mbajtur në këmbë”.Eni Çobani rrëfeu  gjithashtu dhe një nga pengjet më të mëdha të jetës së saj, siç ishte humbja e babait dhe fakti që nuk arritën dot të realizonin homazhe për të, pas gjithë atyre kontributeve të jashtëzakonshme që ai ka dhënë për këtë vend.

“I kam kërkuar nje miku të shtëpisë tonë me shumë përulësi faktin që të përgatiteshin homazhe për figurën e tim eti. Jo vetëm që nuk u bënë dhe u refuzuan për faktin se duhej të bëheshin lajmërrimemë herët. Gjëja që më hidhëroi ishte që im atë u largua nga një apartament 70 metra katror. Më të gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm që kishte dhën nuk arritën dot t’i bënin as homazhe. Këtë e kam një pishman shumë të madh të vetes time”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura