Me avion nga Belgjika në Tiranë, policia i del në Rinas dhe arreston lazaratasin. Filmohet momenti i prangosjes

SHPËRNDAJE

Një 30 vjeçar nga Lazarati është arrestuar nga policia sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

beqoja

Beqo Brahimi ishte nisur nga Belgjika në drejtim të Tiranë, ndërsa policia ishte informuar nga Interpoli për lëvizjet e tij, duke e arrestuar dhe duke filmuar momentin. Ai rezulton në kërkim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Belge çon në pranga një 30 vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumente të falsifikuara, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni bëri arrestimin e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.