Mbyllet muzeu i Pablo Eskobarit në Medejin, shkak licenca

Sep 21, 2018 | 21:56
SHPËRNDAJE

Policia e Kolumbisë ka mbyllur muzeun e vogël në Medejin, në të cilin prezantohet jeta e Pablo Eskobar. Zyrarët kanë nisur bastisje për të mbyllur tërë zonën e muzeut, e cila është në pronësi të vëllait të Eskobarit, me arsyetimin se ai nuk ka licensë për turizëm.

escobar

Në pikën e karrierës së tij, karteli i Escobarit ka kontrabanduar pothuajse 80 përqind të kokainës që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ai është vrarë nga policia në Medejin më 1993.

Në mesin e gjërave të prezantuara në muze janë edhe disa vetura dhe motoçikleta të Escobarit.

“Kemi pezulluar përkohësisht aktivitetin e këtij biznesi në Medejin, i cili ka promovon jetën e një prej banditëve më fatkeq, i cili i ka bërë shumë dëm këtij qyteti”, ka thënë shefi i sigurisë së Medejiy, Andrés Tobón, për gazetën lokale, El Colombiano.

“Dhe sikur kjo të ishte e tëra, udhëheqësia e muzeut nuk ka vepruar në përputhje me rregullat”, ka shtuar ai.

Përveç muzeut, në të ashtuquajturin “narko turne”, përfshihen edhe vendi ku është varrosur Esbobari dhe një shtëpi luksoze në qytetin e tij.

Kryetari i këtij qyteti ka kritikuar këtë turne, duke thënë se vetëm glorifikon jetën e trafikantëve të drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura