Mbyllet Festa e Birrës, vizitorët vendas dhe të huaj për 5 netë shijuan të pakrahasueshmen “Birra Korça”

Aug 21, 2023 | 7:22
SHPËRNDAJE

“Birra Korça”, birra më e mirë shqiptare, shoqëroi për pesë netë me radhë Festën e Birrës, të zhvilluar në Korçë. Në natën e fundit të Festës së Birrës, nuk mungoi muzika.

festa e biires, birra korca (15)

Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti në një intervistë për “News24”, u shprehën se sonte nuk do të mungojë muzika e mirë dhe birra më e mirë, “Birra Korça”. Mijëra vizitorë kanë zgjedhur Festën e Birrës, duke e shijuar me “Birrën Korça”. Në mbrëmje në skenë u ngjitën këngëtaret e mirënjohur vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Keti Garbi dhe Dimitrios Schoinas. Përgjatë pesë netëve në Korçë pati një atmosferë të jashtëzakonshme, nën ritmet e muzikës shqiptare dhe asaj greke.

birra korca 13

Turistët vendas dhe të huaj e shijuan me shoqëruesen më të mirë e të pandashme, pijen e tyre më të dashur “Birrën Korça”. Besnikë mbeten vizitorët e restorantit më të mirë në Korçë, ku birra e parë shqiptare prodhohet e freskët dhe me shijen e pakrahasueshme që e ofron që prej viti 1928. Pjesëmarrësit e shumtë përjetuan net elektrizuese në Korçë. Shija e pakrahasueshme e “Birrës Korça” dhe tingujt e muzikës së bashku me atmosferën e jashtëzakonshme mblodhën mijëra njerëz gjatë 5 netëve të Festës së Birrës në qytetin juglindor. Gotat me “Birrën Korça”, që mbusheshin e rimbusheshin ishin në çdo dorë për të shijuar plotësisht atmosferën magjike. Birra e parë shqiptare, simboli i qytetit, mbetet mikpritësja më e dashur në festën verore me të madhe në Shqipëri. Gjatë këtyre netëve festive, ishte muzika me e mirë interpretuar nga yjet e viteve ‘90, grupet ‘La Bouche’ apo ‘No Mercy’, por edhe zërat shqiptarë Elvana Gjata apo vëllezërit Stefi deri tej ajo greke, Dhespina Vandi.

birra korca 11

Festivali u themelua në vitin 2007 dhe përgjatë këtyre viteve ka tërhequr pa fund vizitorë. Fuqi, gota birre, qofte dhe kërnacka, ky është refreni i festës, ku ylli i festës është sigurisht, birra. Ky është argëtimi që vjen nga Festa e Birrës. Tashmë çdo vit, te “Pazari i Vjetër”, por edhe t sheshi para stadiumit, shihen me qindra tavolina druri dhe çadra të bardha, nga ku çdokush merr ndjesinë e një ekskursioni në ajër të pastër. Pjesë marrësit, gjithashtu, dëgjojnë muzikë të mirë tradicionale dhe të kërcejnë dorë përdorë me të panjohur. Ose mund t’u bashkohen zërit të qindra të tjerëve në serenatat korçare apo të dëgjojnë timbrin e kitarës në lojën e grupeve performues. E gjitha kjo është shumë frymëzuese për mbrëmjet e nxehta të gushtit. Dhe për familjet me fëmijë kjo festë ka paramenduar gjithçka.

birra korca 13

Një kënd i veçantë, larg alkoolit, me lojëra zbavitëse dhe animatorë në dispozicion, ku prindërit mund të zbaviten me fëmijët e tyre, me animacione dhe lojëra gjithëpërfshirëse. Përtej birrës, “Festa e Birrës” është gjithashtu një mundësi për të gjithë turistët që të shëtisin e të ndalojnë në disa atraksionet kryesore të qytetit.

birra korca15

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura