Derbi i Katalonjës, ose dueli i mbretërve të përmbysjeve! Girona dhe Barça, protagoniste në ndeshje dramatike

May 4, 2024 | 11:51
SHPËRNDAJE

Quajini dy specialistët e përmbysjeve. Po flasim për Gironën dhe Barcelonën, që sonte në mbrëmje (18:30) do të përballen mes tyre me objektiv të përbashkët, secila kërkon fitoren në një garë të ethshme për vendin e dytë që veç biletës në Champions do të siguronte dhe pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Superkupës së Spanjës (janar 2025 në Arabinë Saudite).imagen-de-araujo-en-el-partido-entre-el-barcelona-y-el-girona--efe

Derbi i Katalonjës që luhet sot në “Montilivi” është dhe një përballje mes dy skuadrave që kanë marrë numrin më të madh të pikëve pasi e kanë parë veten në disavantazh në fillim të takimit ose gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Skuadra e Ksavi Hernandezit ka parë në këtë Ligë se si rivalët e saj kanë kaluar në epërsi në tetë raste që në fillim të takimit. Në këto raste, blaugranat mundën të ndryshonin kursin dhe të merrnin një barazim në tre nga këto 8 takime (kundër Majorkës, Granadës dhe Vajekanos), ndërsa në tre të tjera ata kanë mundur të kthejnë gjithçka në favorin e tyre duke marrë pikët e plota (kundër Selta Vigos, Alaveshit dhe Las Palmasit, dy të parat në shtëpi dhe kundër Las Palmasit në ishull).

Vetëm në dy raste, Barça është mundur pasi ka pësuar e para, saktësisht kundër Vijarrealit (3-5) që solli dhe lajmërimin e Ksavit për t’u larguar nga ekipi dhe rivali i sotëm Girona që e mundi 2-4 në fazën e parë. Nga ana tjetër edhe Girona nuk mbetet më pas, madje ka shifra edhe më të mira se Barcelona kur vjen puna te përmbysjet. Skuadra e Miçelit është dashur të përmbysë rezultatin, të 12 takime në këtë sezon dhe në 6 prej tyre kanë mundur ta çojnë përmbysjen deri në fund, duke marrë pikët e plota, në një rast kanë arritur të marrin një barazim dhe në pesë raste të tjera nuk kanë mundur të kthejnë drejtimin e ndeshjes. Për sa i përket pikëve, Barça ka marrë 19 pikë nga ndeshjet në të cilat e ka nisur në disavantazh, ndërsa Girona ka bërë më mirë duke marrë plot 22 pikë. Si Girona pritëse dhe ashtu Barcelona udhëtuese do të kërkojnë të mos e çojnë situatën për të përsëritur ç’ka i ka ndodhur gjatë sezoni. Por duke qenë se në lojë është vendi i dytë dhe pjesëmarrja në Superkupën e Spanjës do ta pranonin me kënaqësi.JEHGFJLEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura