Merr fund pritja! Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja orari dhe linku ku mund të gjeni emrat e fituesve

May 4, 2024 | 12:01
SHPËRNDAJE

Lista e fituesve të Lotarisë Amerikane do të publikohet ditën e sotme (4 Maj).

lotaria-amerikane-770x433

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV 2025 do të dalin në orën 18:00 dhe emrat e fituese mund t’i gjeni në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e Lotarise Amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit iduke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.

Programi i lotarise amerikane DV-2025 Diversity Visa Program ishte në datat 4 tetor deri në 7 nentor 2023.

Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura