Asnjë humbje ndaj Partizanit këtë sezon, Skënderbeu është makth për kampionët

May 4, 2024 | 12:07
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është skuadra që e ka vënë më së shumti në vështirësi Partizanin gjatë këtij edicioni.

384133307_705848461583499_1462487051011869061_n

Kundër korçarëve, të kuqtë janë mposhtur dy herë në transfertë dhe nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e luajtur në kryeqytet. Të dyja fitoret Skënderbeu ka mundur t’i sigurojë me ndihmën e penalltive.

Në ndeshjen e fazës së parë shënonte Ermir Rashica nga 11 metrat dhe i njëjti skenar përsëritej edhe në ndeshjen e fazës së tretë po në Korçë, ku këtë herë nga pika e bardhë realizonte “ish”-i Dean Liço.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” shihte korçarët në avantazh në të 42-ën me Juri Merlim, teksa Partizani barazonte në nisje të pjesës së dytë me Kristian Mba, teksa rezistenca e korçarëve bëri që përmbysja të mos ndodhte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura