Kriza e borxhit, bankat greke të mbyllura për një javë. Cipras: Depozitat janë të sigurta

Jun 29, 2015 | 6:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Qeveria greke ka konfirmuar se bankat do të jenë të mbyllura gjatë gjithë javës, duke nisur nga e sotmja, pas një vendimi nga Banka Qendrore Evropiane për të mos zgjatur ndihmën me fonde. 

Në një dekret, ajo citoi “tepër urgjente” nevojën për të mbrojtur sistemin financiar për shkak të mungesës së likuiditetit. Për pasojë tërheqjet cash do të jenë te kufizuara në 60 € (£ 42, $ 66) në ditë për këtë periudhë

Tsipras
Pas lajmit të publikuar në mediat ndërkombëtare se bankat greke dhe bursa do të mbyllet për gjashtë ditë, duke filluar nga e hëna e datës 29 qershor 2015, ka reaguar edhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras.

Aleksis Tsipras

Në një deklaratë për mediat, kryeministri grek ka thënë se pagat dhe pensionet e grekëve janë të sigurt dhe se qytetarët duhet të ruajnë qetësinë. “Banka Qendrore Evropiane mund të sigurojë më shumë likuiditet që sonte. Por as ata e as të tjerët nuk mund të parandalojnë votën së dielës. Paratë, pagat dhe pensionet e grekëve janë të sigurta”,-shkruan “La Repubblika”. 

Foto ilustruese

Ndërkohë, Këshilli i Stabilitetit Financiar të vendit e mori vendimin për mbylljen e bankave pas një mbledhjen urgjente të qeverisë greke. Pas dështimit të negociatave me Eurogrupin në Bruksel, ky skenar ishte parashikuar nga ministri grek i financave Yanis Varoufakis.

Në javët e fundit, grekët kanë tërhequr miliarda euro nga bankat dhe në bankomate ka pasur radhë të gjata, nga frika se bankat nuk do të hapen të hënën. Sipas një analize të “Financial Time”, nëse BQE tërheq fondin e emergjencës prej 89 miliard eurosh, Greqia ka dy opsione kryesore: pushim bankash ose kontrollin e kapitalit. Sipas, saj, pushimi bankave do të frenonte fluksin e daljes së parave jashtë bankave por me një kosto ndaj ekonomisë. “Ndërsa kontrolli i kapitalit do të lejonte tërheqjen nga bankomatet por brenda limiteve”, -shkruan më tej “Financial Times.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura