Mbushen sheshet/ Mijëra në festë që ditën e parë, turistët nga Izraeli: “Birra Korça”, më cilësoja

Aug 15, 2019 | 11:30
SHPËRNDAJE

KORÇE/ DHORJELA ÇULE/ Mijëra shqiptarë dhe të huaj kanë mbushur rrugët e qytetit të Korçës për të dëfryer në natën e parë të festës së “Birra Korça”. I cilësuar si eventi më i madh festiv në vend, Festa e Birrës mbledh çdo vit mijëra njerëz për të shijuar aromën e mrekullueshme të birrës së freskët.

korca4

Emra të njohur të muzikës që do të jenë prezent në të 5 netët e festës, duke e kthyer Korçën në atraksionin kryesor të mbrëmjeve të nxehta të gushtit. Korça është qyteti lider për prodhimin e birrës dhe çdo vit organizohen festa të ndryshme gjatë gjithë vitit ku artikulli kryesor natyrisht është birra.

Por festa më e madhe që tërheq mijëra vizitorë e turistë nga e gjithë bota dhe që zgjat 5 net është Festa e Birrës. 13 tenda të mëdha janë shpërndarë kudo në sipërfaqen ku organizohet festa, e cila si fokus ka gjallërimin e jetës në qytetin e serenatave. Një festë unike ku konsumohet birrë dhe ushqime tradicionale, të cilat shijojnë pa fund edhe nën atmosferën e muzikës live.

korca5

I gjithë vendi ku është shtrirë festa është e pajisur me stola dhe tavolina druri, me një ndriçim të këndshëm e gota gjigande birre dekorative, ndërsa të gjithë bënin gëzuar me “Birra Korça”. Nata e parë e festës u çel mbrëmë rreth orës 21:00, por ishin të shumtë ata që iu drejtuan tavolinave prej orës 19:00 për të zënë vendet dhe për të shijuar birrën Korça nën atmosferën e veçantë.

Tradicionalisht, festivali starton me një urim për festën nga organizatorët e më pas çdo stendë fillon t’u shërbejë birrë turistëve apo vendësve. Nata e parë u prit nga mijëra pjesëmarrës të kësaj feste, të cilët zgjodhën “Birrën Korça” si të vetmen shije të mbrëmjes.

korca6

Në festë hyrja është falas, por shumë e vështirë të gjesh vende, ndërsa “Birra Korça” ofrohet me një çmim simbolik pasi përmes kësaj feste synohet që konsumatori të jetë i kënaqur dhe të festojë. Në këtë natë të parë të gjithë u dyndën te festa e sapo gjenin një vend të lirë për t’u ulur, u drejtoheshin stendave të “Birra Korça”.

Djemtë dhe vajzat ishin gati për të ofruar shërbimin e tyre për t’u mbushur gotat me birrë e për t’u thënë gëzuar të gjithëve. Nuk kishte rëndësi se në çfarë tavoline ishin ulur, të gjithë bënin “Gëzuar” me “Birra Korça”, jo vetëm tavolinës së tyre, por edhe të tjerëve, pasi me një gotë “Birra Korça” në dorë, nuk ka se si të mos jesh miqësor me të gjithë.

Turistët shprehen të befasuar për mënyrën e organizimit të Festës së Birrës. Shumë prej tyre rikthehen çdo vit në Korçë, për të shijuar magjinë e saj, por ka dhe nga ata që shtyjnë datën e pushimeve për ta prekur nga afër. Pikërisht këtë ka bërë një çift nga Izraeli. Ata ndodheshin për vizitë në qytetin e Korçës dhe sot kishin datën për t’u larguar.

Por, pasi mësuan se pikërisht sot niste Festa e Birrës, ata e zgjatën akoma qëndrimin në qytet për disa ditë të tjera. “Kishim ardhur rastësisht në Korçë për të vizituar qytetin dhe pasi morën vesh për festën, qëndruan për disa ditë tjera. Na pëlqen shumë atmosfera, duket e organizuar mirë. Provuam ‘Birra Korça’, sepse na thanë që është birra e qytetit. Ishte mjaft cilësore, shija e saj ishte mbresëlënëse”, shprehet çifti i turistëve nga Izraeli.

“Shtëpia e Birra Korça” tejmbushet nga vizitorët

“Shtëpia e Birra Korça” për këtë edicion të Festës së Birrës ka rritur kapacitetin pritës, në mënyrë që t’u ofrojë shërbim sa më shumë turistëve vendës dhe të huaj. Në natën e parë të Festës së Birrës, restoranti ka qenë plot e përplot.

korca1

Tingujt e këndshëm të muzikës e kanë kthyer mbrëmjen në çaste të paharrueshme për të gjithë. Dy shokë, Nexhmi Shahini dhe Edi Shahini, së bashku me familjet e tyre zgjodhën që këtë festë birre ta kalojnë në restorantin e “Birra Korça”. Një darkë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, me shijen e padiskutueshme të birrës, ata shprehen se kanë shkuar në Korçë posaçërisht për birrën e qytetit. “Vijmë nga Kavaja. Kemi ardhur enkas për “Birrën Korça”. Këtu gjithçka ka shije. Birra është e shkëlqyer, e freskët, ka aromë shumë të mirë, nuk të deh dhe të shijon pafund.

korca2

Ajo që na pëlqeu është restoranti. E gjithë kjo hapësirë e sistemuar dhe plot me njerëz, të jep shijen e vërtetë të Korçës”, shprehet Edi Shahini. Gjatë ditëve të festës, por edhe në përfundim të saj, “Shtëpia e Birra Korça” do të mirëpresë vizitorë që kërkojnë krahas shijes së birrës, të provojnë dhe gatime tradicionale të servirura me aq kujdes nga stafi. Ndërkohë shumë pjesëmarrës kanë shijuar “Birra Korça” në qendër të qytetit. Mike Koehler ka ardhur nga Gjermania posaçërisht për Festën e Birrës. Ai vjen nga një vend që e ka shpikur një festë të tillë, por për të, festa që organizohet në Korçë, është më e bukur.

korca3

“Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri për Festën e Birrës. Kam qenë dhe në vitin 2011. Shoh që organizimi është përmirësuar. Ndryshe nga se ndodh në Gjermani, ku bëhet një festë komerciale, këtu është autentike. Të gjithë e shijojnë. Birra është shumë e mirë. Sa herë vij në Shqipëri, provoj ‘Birra Korça’. Po shijoj një atmosferë të veçantë. Do të qëndroj për të pesta netët, jam me disa miq të mi”, deklaron turisti nga Gjermania.

Ndërsa një emigrant shqiptar që jeton në Norvegji, shprehet se ka ardhur bashkë me shumë miq të tij për t’u argëtuar në Festën e Birrës. “’Birra Korça’ është shumë cilësore. Do ta shikojmë gjithë natën”, shprehet ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura