Mbledhja e TVSH-së do të jepet me koncension

Jan 20, 2016 | 13:34
SHPËRNDAJE

Mbledhja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) do të kryhet nga një kompani private. Kështu ka paralajmëruar sot ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një takimi me gazetarët. Ministri nënvizoi se kompania do të përzgjidhet përmes një tenderi ndërkombëtar.

Kjo tha ai ka pasur një interes të madh nga kompani të huaja për marrjen e këtij shërbimi me koncension.

Cani-Beqiraj

Sipas Canit, koncensioni do të jetë 10 vjeçar.

”Dhënia me koncension e këtij shërbimi do të ndihmojë në luftën kundër evazionit”, -deklaroi Cani.

Sakaq, zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj tha se ka probleme me deklarimin e TVSH-së, pasi faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale.

“Ne kemi kërkuar në termat e referencës që sistemi i ri të ofrojë raportim në kohë reale të çdo transaksioni. Do të përdoren faturat elektronike për procesin e gjurmimit për çdo mall. Faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale nga bizneset, ndaj dhe është i detyrueshëm vendosja e këtij sistemi”, deklaroi Beqiraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura