Mavraj i hakërrehet trajnerit për largimin nga Hamburgu: Fajësoj vetëm atë, njeri i tmerrshëm

Sep 13, 2018 | 23:11
SHPËRNDAJE

Mërgim Mavraj, ka kritikuar ashpër ish-trajnerin e tij tek Hamburgu, Kristian Titz, ku e sulmon në një intervistë për “Bild”. Mbrojtësi shqiptar, gjithashtu, është ende i paqartë për arsyet e rënies së Hamburgut nga kategoria.

mavraj hamburg

“Nga ana njerëzore, trajneri është një katastrofë e vërtetë. Nuk fajësoj njeri tjetër, edhe pse shumë e kanë kaluar me sukses këtë situatë. As edhe një zyrtar i klubit nuk më foli ndonjëherë me mua për atë masë të marrë nga trajneri, apo të më shpjegonte diçka më shumë. Trajneri Titz, mesa duket nuk kishte besim tek unë që mund të ndihmoja ekipin. Trajneri ka të drejtë të përjashtojë ndonjë lojtar, por në rrethanat e duhura” – deklaroi Mavraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura