Matura shtetërore/ Publikohen rezultatet e provimit të matematikës, Kushi: Kemi ulur pragun e kalueshmërisë dhe të pikëve. Ja sa nxënës morën 10

Jun 25, 2021 | 16:15
SHPËRNDAJE

provimimatures-eviskushi

Publikohen rezultatet e provimit të maturës shtetërore për lëndën e matematikës.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njofton se ka marrë parasysh kërkesën e nxënësve për uljen e pragut të pikëve.

Ajo thotë se Komiteti i Maturës Shtetorëre vendosi uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Më tej ministrja bën me dije se 1820 nxënës kanë marrë notën 10

Rezultatet e këtij provimi i gjeni në linkun: http://qsha.gov.al/…/matura_2021/d2/rezultate_d2_2021.pdf

Njoftimi i ministers Evis Kushi:

Të dashur maturantë, sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10. 

Kujtojmë se pas zhvillimit të provimit të matematikës në 12 qershor, nxënës nga disa qytete të vendit dolën në protestë me pretendimin se teza ishte shumë e vështirë. Protesta u zhvilluan për disa ditë me rradhë, ku maturantët kërkonin uljen e pikëzimit dhe pragun e kalueshmërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura