‘Matematika’ nxjerr maturantët në protestë para ministrisë së Arsimit, bllokojnë rrugën: Bojkot testit të radhës nëse nuk plotësohen kërkesat tona

Jun 12, 2021 | 11:54
SHPËRNDAJE

Testi i Matematikës ka bërë që maturantët të dalin në rrugë duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit këtë të shtunë, për shkak të pakënaqësisë në lidhje me modelin e testit me të cilin janë përballur.

Të rinjtë kanë bllokuar paraditen e sotme Rrugën e Durrësit, duke u ulur në shesh përpara ministrisë dhe paralajmërojnë bojkot të testit të radhëës nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen.

E kërkesa e tyre lidhet pikërisht me uljen e pikëzimit pasi sipas tyre provimi ishte shumë i vështirë.

Maturantët janë shprehur se do qëndrojnë para ministrisë deri sa të marrin kontakte me autoritetet ose protesta e tyre do përshkallëzohet e me shumë gjasë paralajmeruan se do bojkotojnë provimin e radhës të Maturës. Ata kërkojne ose riperseritje te testit te Matematikes, ose te rishikohet pikezimi.

Pyetjes së mediave se çfarë po kërkoni përmes kësaj proteste, disa maturantë iu përgjigjën: “Uljen e pikëzimit se provomi ishte tepër i vështirë. Ky ishte test universitar.  Kjo është mënyra jonë. Duam vlerësim”.

“Duam uljen e pragut të pikëve duke qenë se testi nuk i përmbahej modelit që kishte nxjerrë ministria në maj, nuk ishim përgatitur për ato lloj pyetjesh. S’e di nëse është munduar të kontaktohet por besoj që kjo është mënyra më e mirë për të kërkuar të drejtën tonë e për të bërë një ndryshim”.

“Na ishte thënë që do i përmbahej modelit të nxjerrë nga ministria e Arsimit e u përballëm me një tezë që përmbanin 4-5 ushtrime me pikë që përbënin diferencën me atë tezë mundi i çdo nxënësi apo zyshe ka shkuar dëm”.

“Do qëndrojmë në rrugë deri sa të plotësohen kërkesat tona madje me shumë gjasë do bojkotojmë provimin e radhës nëse nuk plotësohen kërkesat tona. Kemi provuar për kontakt por fjala nuk na është degjuar për fat të keq”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura