Mashtrimi me vizat në Kanada, 360 shqiptarë paguan nga 20 mijë USD

May 3, 2016 | 22:50
SHPËRNDAJE

Gazetari Sajmir Kodra ka publikuar ditën e sotme në “Opinion” një listë të personave që janë mashtruar nga Lule Makashi dhe firma e saj, e cila premtonte viza pune në Kanada.

Kështu, sipas dokumentit, janë plot 360 shqiptarë që janë mashtruar duke paguar nga 20 mijë dollarë për të marrë vizë pune në Kanada, një shifër kjo tepër e lartë.

Ai tregoi se agjencia në fjalë, më parë merrej me viza pune në Dubai, një destinacion ky i cili preferohet nga shumë të rinj.

Lule Makashi dhe e bija e saj janë arrestuar për skemën mashtruese një javë më parë, ku merrnin para nga qytetarët që kërkonin të emigronin për punë në Kanada.

Mirëpo, agjencia e saj nuk ka mundur të sigurojë asnjë vizë pune dhe qytetarët janë mashtruar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura