Masat për mbrojtjen nga koronavirusi, ISHSH zbarkon në terren, mbyllen pesë bilardo, një fasoneri dhe një kënd lojërash për fëmijë

Mar 13, 2020 | 16:58
SHPËRNDAJE

Për mbrojtjen nga koronavirusi Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka verifikuar subjektet për marrjen e masave sikundër ka deklaruar edhe Ministria e Shëndetësisë.

ISHSH

ISHSH bën me dije se se jane kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime dhe në kuader të këtyre masave janë mbyllur në qhytetin e Pukës 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë.

Ndërsa në Vlorë ISHSH ka kapur në shkelje flagrante të masave të vëna nga Ministria të një biznesi fason, duke bllokuar dhe vënë gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi.

Njoftimi i ISHSH:

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime.

Gjatë inspektimeve u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetëmbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.

Në qytetin e Pukës u mbyllën 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë.

Në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e subjektit me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.

FRIKË ASPAK. KUJDES PO.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura