Masakroi për vdekje shqiptarin në Kretë, gjykata dënim maksimal për 27-vjeçaren greke

Sep 11, 2018 | 18:01
SHPËRNDAJE

Është dënuar me burg të përjetshëm grekja e cila vrau një vit më parë shqiptarin Valton Loka, në Kretë.

Valton Loka u qëllua për vdekje me thikë më 10 nëntor 2017, nga fqinja e tij, 26-vjeçarja greke e cila ishte e droguar. Ajo kërkoi ndihmë dhe shqiptari u ofrua për ta ndihmuar.

Në atë moment, 26-vjeçarja e qëlloi me thikë në zemër duke e lënë të vdekur në vend. Sipas mediave greke, vajza kishte qenë gjatë natës në spital sepse disa orë para krimit ajo qarkullonte në shtëpi me një thikë duke kërcënuar për të lënduar veten.

 

Valton-Loka-640x445

Banorët e zonës dëgjuan të bërtiturat e saj dhe njoftuan policinë. Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca, e cila e transportoi për në spital. Pasi mori ndihmë, u largua përsëri për në banesë. Ndërsa mëngjesin e asaj date, ajo i doli para makinës Valton Lokës duke i kërkuar ndihmë dhe më pas e goditi në kraharor.

Gjykata e Kretës e kishte lënë në burg 26-vjeçaren, e cila pranoi krimin dhe kërkoi falje duke thënë se nuk donte ta vriste. Autorja e krimit ishte liruar me kusht nga gjykata pasi ishte arrestuar për grabitje më herët, me arsyetimin që të trajtohej për shkak se është e droguar dhe me HIV/AIDS.

Ndërkohë gjatë sancës së sotme ajo ka tentuar të sulmojë edhe bashkëshorten e shqiptarit të ndjerë, por çdo gjë është vënë nën kontroll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura