Masakroi me thikë algjerianen për të falsifikuar vdekjen e saj, pranga 23-vjeçares dhe kosovarit! Si u zbulua ngjarja, fytyra viktimës ishte shpërfytyruar që të…

Feb 1, 2023 | 13:40
SHPËRNDAJE

 

Një 23-vjeçare është arrestuar nga policia gjermane me dyshimin se vrau një vajzë që ngjasonte me të, për të falsifikuar vdekjen e saj.

gjermani1

E reja, me origjinë gjermano-irakiane akuzohet për vrasjen e një bashkëmoshatareje algjeriane. Në lidhje me çështjen është arrestuar edhe një shtetas kosovar, po ashtu 23-vjeç.

Mësohet se prindërit e vajzës së dyshuar raportuan në polici për zhdukjen e saj më 16 gusht të vitit të kaluar.

Makina e 23-vjeçares u gjet në Ingolstadt dhe brenda mjetit u zbulua trupi i një gruaje i masakruar me thikë. Fytyra e viktimës ishte shpërfytyruar nga goditjet me mjetin prehës.

Fillimisht u dyshua se viktima brenda makinës ishte 23-vjeçarja e zhdukur gjermano-irakiane. Por autopsia dhe analiza e ADN-së zbuluan se nuk ishte ajo, por një vajzë që çuditërisht ngjante shumë me të dhe u identifikua si një vajzë algjeriane, bashkëmoshatare me të.

Mësohet se vajza që falsifikoi vdekjen e saj u arrestua në banesën e një shtetasi kosovar.

“E dyshuara donte të fshihej për shkak të problemeve familjare dhe falsifikoi vdekjen e saj”, thanë hetuesit.

“Ajo dhe shtetasi kosovar kërkuan në internet për një vajzë që ngjante fizikisht me gjermano-irakianen, planifikuan si ta vrisnin dhe që kufoma e viktimës të mendohej nga familja dhe policia se ishte e 23-vjeçares”, shtuan hetuesit.

E reja gjermano-irakiane kërkoi në internet për gra që i ngjanin asaj dhe u përpoq t’i “bindte me premtime të rreme që ta takonin”.

Më 26 dhe 27 janar, gjykata e qarkut të Ingolstadt lëshoi urdhër arresti për vrasje për të dy të dyshuarit.

Policia ka marrë në pyetje disa gra të ndryshme me të cilat 23-vjeçarja ka kontaktuar në kuadër të hetimeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura