Masakrimi i 21-vjeçarit në Larisa, shkak dyshohet xhelozia për një lidhje dashurie

Jul 27, 2015 | 12:48
SHPËRNDAJE

Policia greke ka bere të ditur sot disa detaje të vrasjes së 21-vjeçarit shqiptar, që u zbulua dje në zonën e Larisës. 

Sipas mediave greke, 21-vjecari është qëlluar me plumb në kokë dhe autorët i kanë vënë zjarrin trupit të tij. 

Duke cituar Policine, mediat fqinje bëjnë të ditur, se një nga motivet që po hetohet është ajo e xhelozisë për një lidhje dashurie. 

21-vjeçari shqiptar u gjet i masakruar në zonën e Larisës, ku edhe ai banonte me të afërmit.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Ky është rasti i tretë që emigrantë shqiptarë vriten në mënyrë barbare. Rasti i parë qe ai i studentit shqiptar në Belgjikë dhe i dyti ishte ai i 17-vjeçarit, Ismail Luli në Itali.

Faksimile e artikullit në "Omega.gr"
Faksimile e artikullit në “Omega.gr”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura