Masakrat në SHBA, Trump del me propozim të fortë: Do armatosim…

Feb 22, 2018 | 13:42
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump pas sulmit të armatosur ku u vranë 17 nxënës në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas tha se armatosja e mësuesve mund të ishte më efektive kundër sulmeve të tilla, transmeton Anadolu Agency (AA).

trump

Trump këtë deklaratë e dha pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me familjarët dhe nxënësit që shpëtuan nga sulmi në shkollën e mesme në Florida.

“Sikur të kishit patur një mësues që do të kishte njohuri rreth përdorimit të armës mund ta ndalonte më ndryshe sulmin”, tha Trump i cili ka folur pasi ka dëgjuar përjetimet e disa nxënësve dhe bisedat e familjarëve.

Pasi rikujtoi se në shkollë disa nga mësuesit kanë qenë në situatën që të ikin për të shpëtuar, Trump ka thënë se sikur në shkollë të kishte disa punonjës të pajisur me leje për mbajtjen e armës mund të bëheshin përpjekje për të ndalur sulmuesin.

Ai tha se policia ka mbërritur 8 minuta pasi ka filluar sulmi në shkollë. Trump ka shtuar se do të vlerësojnë çështjen që nëpër shkolla t’u jepet autorizmim për mbajtje të armës 20 për qind të punonjësve.

Për zbatueshmërinë të cilën e ka cilësuar “bartje e fshehur”, presidenti Trump tha se kjo do të jetë e vlefshme për persona që kanë shumë njohuri mbi armët.

“Mësuesit do të bartin armë në mënyrë të fshehtë. Do të marrin trajnime speciale dhe në këtë mënyrë për maniakët nuk do të mbetet më hapësirë për armë”, theksoi Trump.

Në qytetin Broward të Floridas 19 vjeçari Nikolaus Cruz kreu një sulm të armatosur në shkollën e mesme Stoneman Douglas ku si pasojë vrau 17 nxënës.

Sipas mediave amerikane Cruz ishte anëtar i një grupi racistësh të bardhë me emrin “Republika e Floridas” dhe se ai kishte “urrejtje” për muslimanët dhe afroamerikanët.

Gjithashtu është zbuluar se Cruz në publikimet në median sociale ka shprehur dëshirën “për t’u bërë një sulmues profesional ndaj një shkolle” me ç’rast ka publikuar dy herë mesazhe se “do të kryente sulm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura