Masakra tek “Zogu i parë”, akuza lexon pretencën për të akuzuarit: Burg përjetë për…

Sep 17, 2018 | 16:00
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lexuar pretencën e Prokurorisë për 3 personat e akuzuar si autorë të vrasjes së trefishtë të ndodhur më 27 majin e vitit 2015 në Bulevardin “Zogu i Parë”.

Masakra ka ndodhur në vitin 2015 tek fakulteti i Shkencave ku mbetën të vdekur Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxha.

vrasja2-zogu-I

Prokurori Përparim Kulluri kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klevis Doçin; 34 vite burg për Markelian Doçin dhe burgim të përjetshëm për italianin Salvatore Letizia.

Sipas Prokurorisë, Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ishte arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në Tiranë ishte vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që kishet vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, u shoqërua me ngjarjen për të cilën u akuzuan tre të pandehurit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura