MASAKRA TE SHKENCAT/ Vrasësi me pagesë nga Italia u arrestua brenda një hoteli

May 29, 2015 | 14:29
SHPËRNDAJE

Shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili është arrestuar për vrasjen e shtetasve Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, është përplasur me makinë nga nipi i Lufit.

Salvatore Letizia

“Panorama” shkruan se megjithëse i plagosur nga goditja me makinë, ai ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Ka ecur me vrap mes rrugicave në krah të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ka hedhur pas një kazani plehrash pistoletën që mbante në dorë dhe ka vijuar të vrapojë mes për mes lagjes.

Ai është futur në një rrugicë mes Rrugës së Barrikadave dhe asaj “Siri Kodra”, duke u fshehur në një hotel që ndodhet aty. Por duke qenë se lëvizjet e tij ishin pikasur nga një polic privat, ai është arrestuar brenda hotelit ku fshihej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura