MASAKRA TE SHKENCAT/ Nipat e Lufit pranuan vrasjen e Sulkut në Holandë. Policia: Markeljani fillimisht foli, më pas u tërhoq

May 30, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Njëri nga nipat e Mentor Lufit, objektivit të atentatit që shkaktoi përplasjen me armë në Tiranë, ka pranuar fillimisht në polici vrasjen e Ilirjan Sulkut në Holandë. Markeljan Doçi mësohet se kishte pranuar autorësinë e vrasjes së 33-vjeçarit Sulku në Roterdam të Holandës, në datën 6 prill 2015.

Klevis Doçi dhe Markeljan Doçi

Gjatë komunikimit verbal me efektivat e Policisë së Tiranës, pas arrestimit, i riu kishte shpjeguar se kishte shkuar nga Shqipëria për të kryer atentatin, pa dhënë më tej shpjegime në lidhje me krimin. Por, pas bisedës verbale që ka pasur me efektivat e Policisë, mësohet se i arrestuari ka ndryshuar qëndrim kur ka ardhur puna për ta marrë në pyetje me procesverbalin që do të administrohej në dosjen e tij.

Në këtë moment, Markeljan Doçi mësohet se nuk ka pranuar të flasë, duke e lënë pa asnjë shpjegim apo dëshmi zyrtare dhe me vlerë procedurale ngjarjen e 6 prillit 2015 në Holandë.

ATENTATI NË ROTERDAM
Dy vëllezërit, Markeljan dhe Klevis Doçi, të cilët janë nipat e Mentor Lufit, të vrarit në përplasjen me armë në Tiranë, hetohen nga Prokuroria edhe për vrasjen e Ilirjan (Durim) Sulkut në Roterdam të Holandës, në datën 6 prill 2015. Pas arrestimit të kryer në Tiranë pas ngjarjes së ndodhur në bulevard, ndaj dy vëllezërve Doçi Prokuroria ka ngritur dyshime, se ata të dy kanë kryer ekzekutimin në Holandë të Ilirjan Sulkut, për llogari të shtetasit Mentor Lufi.

Dyshimi i Prokurorisë ndaj dy vëllezërve Markeljan e Klevis Doçi bazohet në faktin se nga të dhënat e marra në sistemin TIMS për këta dy shtetas, ka dalë se ata nuk kanë qenë në Shqipëri në kohën kur ka ndodhur ngjarja. “Dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi kanë dalë nga Shqipëria në fillim të muajit prill dhe në datën 6 të atij muaji ndodheshin jashtë territorit shqiptar.

Nuk ka prova konkrete se ku ndodheshin, por kishin dalë nga Shqipëria dhe mendohet se kanë qenë në Holandë, ku kanë bërë vrasjen e Ilirjan Sulkut në një parking në Roterdam. Ata mendohet se në zonën ku u vra shqiptari kanë braktisur edhe makinën që kanë përdorur, një “BMW” si dhe armën e vrasjes, një pistoletë e cila bashkë me makinën është gjetur nga policia holandeze..

Lajmin e plote nga Trazhgim Sokolaj e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura