Masakra te “1 Maji”, gjykim të shkurtuar për dy autorët dhe objektivin

Jun 28, 2016 | 16:16
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar sot kërkesën e dy të pandehurve, Seal Sulaj dhe Vasiel Çavo, të cilët akuzohen për Masakrën te “1 Maji”, ku mbetën të vdekur Arurora Oskian dhe Kevin Rugova.

Dy autoret e masakres
Dy autoret e masakres

Objektivi i atentatit ishte Elvis Gaçaj, që ndodhej në një mjet me Oskian dhe Kevin Rugovën në parkun përballë ish-Ekspozitës në Tiranë.

Mirëpo, dy atentatorët qëlluan me breshëri më 1 tetor të vitit 2015 ndaj mjetit të Kevin Rugovës duke e lënë të vdekur atë dhe Aurora Oskian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura