Masakra në Francë/ Flet babai i autorit: Kishte probleme mendore, kur bëhej nervoz…

Jul 15, 2016 | 21:51
SHPËRNDAJE

Për herë të parë për mediat një ditë pa masakrës së të enjtes në Nice të Francës ka folur edhe babai i autorit që la të vdekur 84 persona.

france9 masaker

Korespondenti i BBC-së, ka arritur t’i marrë një deklaratë babait të Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, i quajtur Monthir, i cili ka theksuar se i biri kishte kriza nervore por se po trajtohej me ilaçe.

“Ai nisi trajtimin, mori ilaçet e tij dhe ne kemi menduar se ai ishte duke ecur mirë. Këtu është vërtetimi mjekësor. (tregon letrën) Unë e çova atë tek një psikolog, i cili ndoqi trajtimin e tij, por ndonjëherë kishte kriza nervore dhe në ato momente thyente dhe shkatërronte çdo gjë. Ka pasur një problem nervor dhe kur bëhej nervoz thyente gjithçka. Ai kishte probleme me gruan dhe mendoj se kjo ka i ka shtuar problemet e shëndetit të tij mendor”.

Korespondenti i BBC-së ka raportuar nga Tunizia, vendlindja e Bouhlel, ku tha se ngjarja ka shkaktuar mosbesim dhe shok në mesin e njerëzve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura