Marrëveshje me Universitetin e Miçiganit/ Rama: Hapësirë për studentët tanë që të qëndrojnë dhe studiojnë në Shqipëri

Dec 5, 2021 | 21:22
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur një marrëveshje mirëkuptuimi me Universitetin Shtetëror të Miçiganit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ku ndër të tjera tha se kjo është një mundësi e mirë për studentët tanë që të qëndrojnë dhe mësojnë në Shqipëri.

rama ne micigan

Rama tha se vitin e ardhshëm, do të ketë një vizitë pune me qëllim për ti dhënë një forcë të re universitetit të Bujqësor të Tiranës.

Edi Rama: Ishte një vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit për të krijuar këtë lidhje mes këtij universiteti të famshëm të SHBA dhe Universitetit tonë të Bujqësisë, por jo vetëm. Jam bashkë me profesorin që koordinon këtë proces. Pasi kemi firmosur një marrëveshje mirëkuptimi mes ministres dhe drejtueses së programeve të këtij universiteti ne presim që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi një vizitë pune për të parë si do të ecim më tej në mënyrë që ti japim një forcë të re universitetit tonë të Bujqësor, por jo vetëm dhe të krijojmë një tjetër hapësirë për studentët tanë që të qëndrojnë në Shqipëri dhe të studiojnë me kushtet dhe cilësinë më të lartë që ofrojnë universitetet e huaja, përfshirë edhe atë të Miçiganit. Kjo është një miqësi që lindi nga një tjetër miqësi mes Universitetit të Miçiganit dhe profesorëve të këtij Universiteti në Afganistan, të cilët ne i kemi strehuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi hapur një derë të re me miq dhe partnerë të rinj që do të sjellin në Shqipëri më shumë dije dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura