Marrëdhënia me BE-në, Vjosa Osmani takon Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet e vendosura, ju duhet të…

Jun 17, 2021 | 21:36
SHPËRNDAJE

vjosa-osmani

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani u takua ditën e sotme me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell në kuadër të dialogut me Serbinë si dhe marrëdhëniet me unionin.

“Lidershipi i ri i vendit ka prioritet reformat e nevojshme për ta çuar përpara procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian dhe në NATO. Ne kemi treguar gatishmëri të marrim pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë me marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë dhe do ta respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Faza e re e dialogut, në të cilën po hyjmë duhet të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë të palëve dhe të sigurojë se do t’i përfshijë çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve tanë”, deklaroi ajo.

Mediat kosovare shkruajnë se ofrimi i informatave për personat e zhdukur me dhunë nga ana e Serbisë, sipas Osmanit duhet të trajtohet shumë seriozisht, edhe për të treguar përkushtimin e shtetit serb ndaj synimeve të dialogut.

Ndër të tjera anë fjalën e saj presidentja theksoi se Serbia nuk ka zbatuar rreth 2/3 e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel. Presidentja ia shprehu edhe një herë tek Borell brengën e qytetarëve të Kosovës për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit të vendit, por edhe të rajonit, në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, Kosova ka bërë përparim të dukshëm, duke i plotësuar të gjitha kërkesat e BE-së ndaj tyre, prandaj është momenti që edhe BE-ja t’i mbajë premtimet e dhëna, t’i liberalizojë vizat për qytetarët kosovarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura