Marek Hamshik larg Napolit, me shumë mundësi e pret Kina

May 23, 2018 | 12:25
SHPËRNDAJE

Marek Hamshik mbylli sezonin e 11-të me Napolin sivjet, një tjetër vit pa trofe dhe ndoshta mund të ketë qenë edhe i fundit për atë me ngjyrat e kaltra. Gjithsesi, besnikëria e mesfushorit sllovak do të vazhdojë të jetë e përjetshme për Napolin dhe napolitanët, edhe pse dje 30-vjeçari doli hapur duke nënvizuar se po mendon largimin. “Besuam edhe këtë vit se mund të fitonim titullin, por në fund e pamë sërish sesi përfundoi.

Hamshik

Na vjen keq për tifozët sepse e meritonin titullin, unë dhe shokët e mi e meritonim më shumë sesa Juventusi. Por në këtë pikë, mendoj se ka ardhur koha që të ndryshoj ambient. Kam dhënë të gjitha forcat për këtë skuadër, por ndoshta ka ardhur momenti të provoj diçka tjetër”, u shpreh Hamshik. Ndërkohë, babai i tij konfirmon jo vetëm largimin, por edhe destinacionin e ardhshëm: “Është e vërtetë që për Marekun ka shumë oferta, por në këtë moshë duhet të mendojë edhe për një zgjedhje familjare, qoftë edhe ekonomike. Dhe nga Kina ka tri oferta prej 10 milionë eurosh në sezon dhe me 60 për qind mund të luajë atje sezonin e ardhshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura