“Maniak grash! Guxon prek gj*ksin e…”- Egla Ceno “shpërthen” ndaj banorit të BBV, kërkon ndihmë: Më rrini afër, e kam frikë monstrën

Mar 27, 2024 | 12:10
SHPËRNDAJE

Aktorja Egla Ceno e ka konsideruar “maniak grash” banorin e Big Brother Vip, Jetmir Aliaj pasi ky i fundit i hoqi jorganin teksa ajo ndodhej në krevat.

egla ceno jetmir salaj

Gjatë debatit me Jetmirin, ajo iu është drejtuar duke i thënë që nuk është burrë dhe e ka quajtur nevrastenik, debil dhe skuth.

“S’je burrë, të ishte burrë ti do të kishe disa kile më shumë. Je nevrastenik. Më kapi jorganin, ma hoqi ky burri i martuar”, u shpreh aktorja.

“Si t’ia bësh do të ta bëjnë”, iu përgjigj Jetmiri.

“Do të ta masim kokën! Po ik mo debil, skuth. Shko hiq ndonjë palë brekë në dush kaq bëj. Jetmiri u kthye tek BB para Krishtit. Ti guxon, shkon dhe i prek gjoksin një goce që i fut plehrat në krevat. Shkon dhe futesh në krevatet e grave, maniak grash”, iu drejtua Egla Ceno.

Më pas doli në oborr dhe teksa bisedonte me aktorin Romeo Veshaj i kërkoi ndihmë që ta mbrojte nga Jetmiri pasi u shpreh se kishte frikë nga ai.

“Dua të më rrini afër kur jam me atë monstrën, e kam frikë. Sepse asaj i ka vendosur letra nëpër gjoks, më ngjan maniak. E kam frikë të më afrohet”, tha ajo.

“S’po tallem më ke mua”, iu drejtua Romeo, duke i ofruar ndihmën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura