Malazezët mund të nisin Luftën e Tretë Botërore? Vjen përgjigja rrufe për Trumpin

Jul 20, 2018 | 15:08
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se malazezët janë të fuqishëm, dhe njerëz “shumë agresivë” duke treguar frikën e tij se anëtari më i ri i NATO-s mund të dërgojë aleancën në luftë masive.

89496BBE-FB12-4D12-BEEA-8C973290A582_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s

Në një intervistë për televizionin Fox News të incizuar në Helsinki dhe të transmetuar më 17 korrik në Shtetet e Bashkuara, Trump është pyetur rreth Artikullit 5 të NATO-s, në të cilin thuhet se sulmi ndaj një anëtari të aleancës, është sulm edhe ndaj gjithë anëtarëve tjerë.

Kur është pyetur nga intervistuesi: “Pse duhet djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmi?”, Trump ka thënë: “E kuptoj çfarë dëshironi të thoni, unë kam bërë të njëjtën pyetje”.

Ai ka thënë se Mali i Zi është “shtet i vogël me njerëz shumë të fuqishëm, ata janë njerëz të fuqishëm, njerëz agresivë. Ata mund të bëhen agresivë dhe përgëzime, ja ku kemi Luftën e Tretë Botërore”.

Por sot ketyre deklaratave i eshte pergjigjur Mali i Zi, permes ministrit te tyre te Jashtëm.

ministri-malazez

“Nuk kemi asnjë qëllim që të nisim Luftën e Tretë Botërore. Jemi shumë të vegjël për ta bërë një gjë të tillë”, tha Srdjan Darmanoviç në një intervistë eksluzive për CNN.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura