Makinë luksoze dhe avion privat për klerikun turk, Erdogan: Edhe Papa i ka!

May 27, 2015 | 18:33
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka justifikuar dhënien e një makine luksoze për kreun e Drejtorisë turke të Çështjeve Fetare (Diyanet) Mehmet Gormez, duke e krahasuar me mjetet e blinduara dhe aeroplanin privat të Papës.

Erdogan-Gomez

 “Mehmet Gormez nuk është vetëm udhëheqësi fetar i Turqisë. Ai është një lider fetar me famë i këtij rajoni dhe i botës islame. Ne duhet ta shikojmë çështjen nga ky këndvështrim”,- tha Erdogan kur u pyet në lidhje me vendimin per t’i dhene imamit kryesor ne vend nje makinë luksoze e cila vlerësohet të ketë një vlerë prej 1 milion lira turke (435,000 USD).

Presidenti gjithashtu tha se kjo ishte iniciativa e tij personale për t’i dhene imamit një Mercedes të blinduar.

“Pse nuk shikoni në Vatikan? Në Vatikan, udhëheqësi fetar ka një avion privat, automjetet private dhe automjete të blinduara”,- tha Erdogan, duke shprehur keqardhje që Gormez duhej te fluturonte me avione normal ne udhetime të planifikuara.

Ai tha se do të flasë me kryeministrin Ahmet Davutollu në lidhje me sigurimin e një aeroplani zyrtar privat per Gormezin në vizitat e tij jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura