Madonna “shpërthen” internetin pasi “theu qafën” në skenë (FOTO/VIDEO)

Feb 26, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Rrëzimi i Madonës nga skena e çmimeve “Brits 2015” është bërë hit i komenteve dhe postimeve në internet, veçanërisht në rrjete sociale.

Pamje nga rrëzimi i Madonna-s

Twitter-i, Facebook-u dhe Instagram-i “shpërthyen” në postime të fansave dhe jo vetëm, pasi Mbretëresha e Pop-it ra nga shkallët gjatë interpretimit të “Living For Love”, kur balerini u përpoq t’i hiqte pelerinën.

Kaq ka mjaftuar që përdoruesit e mediave sociale të fillonin duke bërë shaka mbi ngjarjen dhe videot e rrëzimit janë shpërndarë me miliona herë.

Shumë bënë ironi, mbi faktin se teksti i këngës përfshinte edhe vargje: “Më çon në parajsë dhe më lejon të bie poshtë…”.

Të tjerë parashikojnë fatin e balerinit të gjorë që aksidentalisht shkaktoi incidentin. 

[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura