“Lufta” me CEZ, qeveria me avokat të huaj

Nov 3, 2012 | 13:14
SHPËRNDAJE
Zyrat Qendrore të CEZ

Situata ka prekur fundin për aq kohë sa mes qeverisë dhe kompanisë çeke “CEZ” negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje do të zhvillohen nga palë të treta. Një muaj më parë, ishte CEZ Shpërndarje që deklaroi se ka sjellë ekspertë të huaj nga një kompani private britanike për të zhvilluar negociatat strategjike. Tashmë është qeveria shqiptare ajo që po kërkon konsulent të huaj dhe për këtë ka shpallur edhe procedurën përkatëse.
Konsulenti
Pas një morie shkresash mes institucioneve si Enti Rregullator i Energjisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Avokaturës së Shtetit është vendosur që qeveria të asistohet në negociatat me CEZ nga një konsulent i huaj. Duke mos pasur eksperiencë të kësaj natyre, duke vlerësuar rëndësinë që ka sektori energjetik dhe pikën delikate ku ndodhet situata, Ekzekutivi ka menduar që asistencën ta marrë nga jashtë. Ministri Haxhinasto ka firmosur urdhrin përkatës në datën 30 tetor, duke ngritur edhe komisionin që do të negociojë me konsulentët përkatës të përzgjedhur, duke arritur në fund në nënshkrimin e një kontrate me kompaninë më të përshtatshme. Kriteret kyçe që qeveria kërkon për konsulentin duket se janë eksperienca në zgjidhjen e rasteve të ngjashme, ndërkohë që rreshton edhe tetë detyrat që do të ketë konsulenti.
Detyrat
Hartimi i një strategjie negocimi duket se është detyra e parë që do të ketë konsulenti që do të zgjedhë qeveria përballë me ekspertët e CEZ-it. Po kështu, koordinimi i punëve dhe identifikimi i pretendimeve ligjore të çekëve do të jenë pjesë e fazës së parë. Nëse gjatë kësaj faze do të arrihet në një marrëveshje mes palëve, kjo do të jetë edhe detyra e fundit e konsulentit. Por nëse dakordësia nuk arrihet, atëherë puna kalon nga “paqja” në përgatitjen e terrenit tjetër më ekstrem. Kështu, konsulentit do t’i duhet të identifikojë të drejtat që ka qeveria shqiptare për të ndërhyrë për të garantuar stabilitet në sektorin energjetik. Në këtë pikë do të lindë nevoja për hartimin e një plani veprimi që parashikon edhe heqjen e të drejtave që ka CEZ sot në Shqipëri(diçka kjo e deklaruar që kur ERE filloi diskutimet për mundësinë e heqjes së licencës për çekët). Konsulenti do të jetë pranë qeverisë, duke rekomanduar veprimet që duhen kryer nga palët për vazhdimësinë e shoqërisë së shpërndarjes së energjisë, duke respektuar kontratën e shitjes.

BB Per garancine
Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Jane Armitage, dy ditë më parë deklaroi: Sigurisht ne nuk jemi të gatshëm për ta ekzekutuar dorëzaninë tonë në këtë pikë. Ka shumë negociata ligjore që duhen bërë gjatë muajve të në vijim. Do t’i japim qeverisë sa më shumë mbështetje gjatë muajve të ardhshëm

Detyrat e konsulentit
-Përgatitja e një strategjie negocimi për palën shqiptare dhe  vazhdimin e mëtejshëm të saj.
– Koordinimi i punëve gjatë negociatave midis CEZ AS dhe Entit  Rregullator të Energjisë.
– Realizimi i konsultimeve për të identifikuar masën dhe natyrën  e pretendimeve ligjore, operacionale dhe financiare të bëra nga CEZ AS.
– Vlerësimi i bazës ligjore të këtyre pretendimeve, duke u  mbështetur edhe në marrëveshjen e blerjes së aksioneve,  deklaratën rregullatore, ligjit për energjinë, rregullimin e tregut dhe legjislacionin tjetër përkatës.
– Në mungesë të një zgjidhjeje me mirëkuptim të negociuar midis palëve, me qëllim sigurimin e stabilitetit, operimit dhe sigurimin e furnizimit në mënyrë të vazhdueshme me energji elektrike të konsumatorëve, konsulenti duhet të përcaktojë të drejtat që ka qeveria shqiptare për të ndërhyrë brenda kuadrit ligjor, për të minimizuar dëmet potenciale (materiale, sociale dhe politike)dhe riskun për qeverinë.
– Përgatitja e një plani veprimi bazuar në legjislacionin në fuqi  dhe në kontratën e shitjes, për të mundësuar heqjen e të drejtave të CEZ AS mbi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes që vepron në Shqipëri.
– Konsulenti do të bashkëpunojë dhe asistojë grupin e mandatuar  të qeverisë shqiptare, gjatë gjithë periudhës së negocimit, si dhe në zbatim të planit të veprimit të hartuar prej tij.
– Në rast se do të këshillohet heqja e licencës së CEZ Shpërndarje, nga konsulenti duhet të mbahet parasysh fakti që shteti zotëron 24% të aksioneve në këtë shoqëri, duke rekomanduar veprimet që duhen kryer nga palët për vazhdimësinë e shoqërisë
në një situatë të tillë, në respektim edhe të kontratës së shitjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura