Lufta kundër korrupsionit, TIA: Përshëndesim fjalën e Klintonit

Nov 1, 2012 | 15:04
SHPËRNDAJE

Vetem pak kohe pas vizites se sekretares amerikane te Shtetit, Hilari Klinton ne Tirane, Transparency International Albania, duke pershendetur fjalen e saj ne Kuvend ka vleresuar thirrjen per lufte ndaj korrupsionit.

“Transparency International Albania ka përshëndetur deklaratën e sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton për korrupsionin ndërsa ka shtuar se do të jetë përkrah SHBA-së në luftën kundër këtj fenomeni”- thuhet ne deklarate.

Deklarata

Përfaqësia e organizatës lider në botë në luftën ndaj korrupsionit, përshëndet vizitën dhe fjalën përshëndetëse të Sekretares Amerikane të Shtetit zj. Hillari Klinton në Kuvendin e Shqipërisë. Transparency International Albania vlerëson dhe falenderon Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri për ftesën e vecantë në pritjen  dhe fjalimin e zj. Klinton si një tregues tejet i rëndësishëm i bashkëpunimit me shoqërinë civile për të forcuar sistemin demokratik në vend, shtetin ligjor dhe mirëqeverisjen.

TIA shpreh mbështetjen e vazhdueshme lidhur me masat dhe angazhimet anti-korrupsion që duhet të ndërmarrë vendi ynë, në rrugën e gjatë të demokratizimit dhe anëtarësimit në strukturat e Bashkimit Europian. Transparency International Albania vlerëson me konsideratë të lartë apelin e Sekretares Amerikane të Shtetit, zj. Klinton mbi ndëshkueshmërinë pa kompromis të fenomenit të korrupsionit. TIA është në krah të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë angazhime serioze që ndëshkon popujt demokratikë si edhe Shqipëria të përmirësojnë jetën e tyre.

Në këtë vit jubile të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të nderuar me vizitën e Sekretares së SHBA, zj, Klinton, Transparency International Albania u bën apel klasës politike në vend dhe agjensive ligj-zbatuese të ndërmarrin reforma konkrete për zbatimin e strategjisë anti-korrupsion, forcimin e institucioneve të pavarura, shtetit ligjor dhe qeverisjes transparente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura