“Do na rrahin ata?”- Mehdi Malkaj: Nuk kemi kohë për rotacion! Ngrijeni popullin nga gjumi, s’behët ndryshe

May 7, 2024 | 11:53
SHPËRNDAJE

Aleanca për Teatrin dhe opozita janë mbledhur sërish sot në tubim para Bashkisë së Tiranës, pas skandalit me dosjen 5D.

mehdi malkaj

Mehdi Malkja, aktori i njohur u shpreh se nuk ka kohë për rotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri.

“Nuk kemi kohë për rotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata?

Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë.

Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime! ”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura